Armend Muja nga grupi parlamentar i LVV-së, ka thënë se e mbështesin në tërësi rekomandimin për shkarkimin e Bordit të RTK-së, raporton Gazeta “Enigma”.
Muja ka thënë se RTK ka refuzuar procesin e auditimit, pastaj arsyeja tjetër ka qenë se asnjëherë nuk ka pasur pengesë ligjore që të bëhet auditimi në RTK.
“Problem tjetër akut në RTK ka qenë mungesa e formulës së financimit. Bordi ka qenë i obliguar që ti propozoj Kuvendit format e financimit , në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje nga politika, por ka refuzu ta bëjë këtë. Mungesa e strategjisë është një arsye tjetër, pastaj edhe tejkalimi i shpenzimeve”, ka thënë Muja.
Kuvendi është duke diskutuar për shkarkimin e Bordit të RTS-së.