Malcolm: Vetëm shqiptarët dhe grekët kanë prejardhje të qartë nga civilizimi para-romak

Malcolm: Vetëm shqiptarët dhe grekët kanë prejardhje të qartë nga civilizimi para-romak

Historiani i shquar britanik, Noel Malcolm, tha se vetëm shqiptarët dhe grekët janë të lashtë në Ballkan.

Malcolm theksoi se në rastin e shqiptarëve, me përjashtim të grekëve, janë populli i vetëm në Ballkan që ka prejardhje të qartë nga civilizimi para-romak.

“Përmes Perandorisë Romake, tokat shqiptare e morën Krishterimin në një fazë shumë të hershme. Përmes saj, gjuha shqipe mori shumë elemente të fjalorit që vijnë nga latinishtja. Kjo ka rëndësi të madhe simbolike, dhe, natyrisht, unë nuk jam arkeolog. Interesimi im për historinë vërtet fillon për periudhën pas Perandorisë Romake, me Mesjetën, me periudhën osmane, por mendoj se është shumë e rëndësishme për secilën shoqëri që ta dijë prejardhjen e vet nga periudha sa më të vjetra të mundshme”.

“Natyrisht, në rastin e shqiptarëve, me përjashtim të grekëve, ata janë populli i vetëm në Ballkan që ka prejardhje të qartë nga civilizimi para-romak, nga shoqëritë para-romake, në këtë rast, siç thatë ju, dardanët ishin degë e ilirëve. Prandaj, kjo është çështje tepër e rëndësishme dhe jam i sigurt se arkeologët dhe historianët e antikitetit do t’i analizojnë me shumë kujdes nënkuptimet e kësaj”, u shpreh ai në Pressing të T7.

Malcolm është gazetar politik, historian dhe akademik.

Ai mori titullin “Sir” për shërbime ndaj akademisë, gazetarisë dhe historisë europiane.

Dy librat më të rëndësishëm për rajonin deri më sot janë “Bosnia: A short history” dhe “Kosovo: A short history”. Libri i tij i fundit titullohet “Agjentët Perandorakë”, i cili ka në qendër dy familje shqiptare nga Ulqini.

Libri “Kosova: Histori e shkurtër” është publikuar në vitin 1998, në kohën e luftës së Kosovës.

Malcolm që e shkroi librin ‘Kosova, një histori e shkurtër’, e cila u botua në vitin 1998, akuzohej se ky libër ishte arsyeja se pse NATO e bombardoi Serbinë.

Related Articles