Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti sot i është dorzuar raporti i Departamentit Amerikan të energjisë për menaxhimin e Ujmanit nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta “Engima”.
I njëjti raport i është dërguar edhe Qeverisë së Serbisë.
“Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menagjimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Washingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
SHBA-ja tashmë që drejtohet nga presidenti Joe Biden ka kërkuar që zotimet e bëra në Washington nga Kosova dhe Serbia të përmbushen.
Albin Kurti më herët kishte deklaruar se Marrëveshja e Washingtonit nuk do të dërgohet fare në Kuvend kur Vetëvendosje të rikthehet në pushtet. Derisa para pak ditësh, zëdhënësi Perparim Kryeziu ka deklaruar se kjo marrëveshje s’ka vlerë juridike. /Gazeta “Engima”
Today @USEmbPristina & @USEmbassySerbia delivered the @ENERGY @PNNLab report on water management at Ujmani/Gazivode to the Kosovan and Serbian governments, fulfilling one of the September 4 Washington commitments. https://t.co/mLJs3olj0q— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 23, 2021