Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 10 mijë e 183, raporton Gazeta “Enigma”.

Ndërkohë të martën është shënuar numër rekord i infektimeve, ku për 24 orë të fundit 1,765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Deri tani të shëruar nga koronavirus janë 106.278 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,291 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 600 mijë doza të vaksinës./Gazeta Enigma.

Related Articles