Ministria e Shëndetësisë njofton se Kosova në total i ka 28 mijë e 751 raste aktive me COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë vdekje, ndërsa tre mijë e 917 kanë rezultuar pozitivë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162 mijë e 950, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3 mijë e tetë persona
Ndërsa, janë dhënë 4 mijë e 623 doza të vaksinës kundër COVID.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 764 mijë e 421 doza të vaksinës.
Deri më sot 803 mijë e 638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa janë dhënë 68 mijë e 526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID. /Gazeta Enigma/.