Vendimi për dozë të tretë antiCOVID, reduktohen lëvizjet në pikat kufitare

Vendimi për dozë të tretë antiCOVID, reduktohen lëvizjet në pikat kufitare

Kjo javë ka shënuar fluksin më të vogël të lëvizjeve të qytetarëve në pikën kufitare të Morinës midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo për shkak të vendosjës së masës nga Qeveria e Kosovës, për t’u pajisur me dokumentin e dozës së tretë të vaksinës antiCOVID.

Zëvendëskomandanti i pikës kufitare të Vermicës, Ismet Hodaj, konfirmoi për A2 reduktimin e ndjeshëm të lëvizjeve.

Masat e Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së Covid-19 kanë ndikuar më së shumti te lëvizjet dhe ekonomitë familjare të qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe kryejnë vizita shëndetësore në qytetet e Kosovës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar masa të reja për luftim të pandemisë, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit në vend. 

Në vendim është thënë se situata epidemiologjike është e qetë, mirëpo rreziku mbetet pasi varianti Omicron është dominues. /Gazeta Enigma/.

Related Articles