Kanë përfunduar 45 minutat e parë në tri ndeshjet e Superligës që po luhet në kuadër të xhiros së 26-të.
Ferizaj dhe Ballkani e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0.
Kurse, Trepça ’89 është duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-0.
Gjilani dhe Llapi janë duke barazuar 1-1.
Në këtë ndeshje Gjilanit iu kanë lënduar dy lojtarë, Albert Dabiqaj dhe Egzon Sinani, raporton Gazeta Enigma.