Mërgimtari nga Prekazi: Në Hagë s’po gjykohen vetëm katër individë, po gjykohet UÇK-ja

Mërgimtari nga Prekazi: Në Hagë s’po gjykohen vetëm katër individë, po gjykohet UÇK-ja

Mërgimtari, Gzim Haxha nga fshati Prekaz i Epërm, i cili momentalisht është në Kosovë, për Klan Kosovën ka thënë se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, është i padrejtë.

Au është shprehur se nuk po gjykohen ata katër individë, por sipas tij, po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Procesin gjyqësor e shohim shumë të padrejtë, sepse aty nuk po gjykohen ata katër individë, por po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është gjykim shumë i padrejtë”.

Haxha tutje është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK-së do të dalin të pafajshëm.

“Në anën tjetër dihet botërisht që ka kryer krime lufte, e kemi rastin konkret këtu në Prekaz, kanë vrarë dhejtra anëtarë të familjes Jashari, kanë vrarë pleq, gra, fëmijë edhe asnjë proces gjyqesor, as aktakuzë, as dënim, as asgjë. Por, rezultati final dihet, ata do të dalin të pafajshëm”, u shpreh tutje ai.

Related Articles