Pas fjalimit të deputet të PDK-së, Hisen Berisha, i cili e përmendi rastin e Astrit Deharit, duke e akuzuar qeverinë “Kurti” se nuk po e zbardh për këtë rast, reagoi ashpër ministrja aktuale e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Gazeta “Enigma”.
Ajo u zgjua në këmbë në shenjë proteste se si emri i Deharit po përdoret për përfitime politike, duke e akuzuar PDK-në se “i keni duar me gjak”.
“Marre të koftë, i thu vetit deputet. Ju keni qenë në Qeveri kur është vrarë Astrit Dehari, ministrja Dhurata Hoxha ka qenë, dhe s’e keni thënë asnjë fjalë. Ju i keni duar e lyme me gjak, ju. Sju vjen marrë s’ju vjen”, dëgjohet të ketë thënë Haxhiu.
“Duhet me pas pak fytyrë” – thotë tutje Haxhiu. / Gazeta Enigma.