Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës ruse, Sergej Lavrov ka dhënë sinjale se negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë mund të zhvendosen në Beograd, raporton mediumi “Danas”.
“Rusia është gati të konsiderojë takimet me Ukrainën në qytete tjera, për shembull, në Beograd”, ka thënë Lavror.
Lavror e ka sugjeruar Beogradin si vend “i pëlqyeshëm nga të dyja palët” për të vazhduar negociatat.
“Takimi duhet të mbahet në një vend të pranueshëm në të dyjat palët. Ne kemi pasur tri takime sy më sy në Belarus, të pasuara me një pauzë për shkaqe teknike, ishte e vështirë të takohemi drejtpërsëdrejti. Një marrëveshje është arritur në takimet në Stamboll, e cila pasqyron pikën gjeografike ku mundësitë e të dyja palëve kanë koinciduar”, ka thënë Lavror.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll sipas të gjitha gjasave do të mbahen më 29 mars.
Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, ranë dakord më 27 mars për të mbajtur takimin e radhës të delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll. Në të njëjtën ditë, kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinski, njoftoi se raundi i katërt i negociatave do të mbahet nga 29 deri më 30 mars.
Negociatat mes palëve po vazhdojnë aktualisht përmes video-lidhjes. / Gazeta Enigma.