Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku pritet që karrierën e tij ta vazhdoj në Bundesligan e Austrisë. Sulmuesi kosovar do të transferohet në një klub nga Austria, emri i të cilit do të bëhet i ditur shumë shpejtë, ka shkruajtur “Indeksonline”.
23-vjeçari ka befasuar shumë klube europiane me paraqitjet e tij në Superligën e Kosovës. Ai ka shënuar 27 gola dhe ka bërë 2 asiste gjatë këtij sezoni si lojtar i Ballkanit nga Theranda.
Daku i cili është i huazuar nga skuadra kroate, Osijek III, ka qenë në focus të interesimeve nga shumë klube. Vlera e tij në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 350 mijë euro. Kujtojmë që Daku më parë ka luajtur edhe për ekipet tjera, kryesisht nga Superliga e Kosovës dhe Shqipërisë, si: Llapi, Kukësi dhe Hajvalia.