Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi, ka ironizuar në një status në rrjetet sociale duke theksuar se skuadra e tij kryeson renditjen tabelare me 30 pikë, shkruan Gazeta Enigma.
Pas derbit të ditës së enjte, Gjilani 1:0 Drita, skuadra kuqebardh vazhdon të kryeson në tabelë me 28 pikë, porse Munishi vuri si pretekst dy pikët nga ndeshja Dukagjini – Gjilani.
“Urime vendi i parë , të vetëm me 30 pikë të tubuara. Mbi Sc Gjilanin jan vetëm Skifterat”, ka shkruar Munishi.
Ai aludon në neglizhencën e instuticioneve përkatëse që akoma nuk i kanë dhënë përgjigjë SC Gjilanit në lidhje me ankesën e kontestuara pasi pretendon se një lojtar i Dukagjinit, Ahmet Januzaj, nuk ka pasur të drejtë loje.
Goli i këtij të fundit ishte vendimtar për atë takim, Dukagjini 1:1 Gjilani.
Ndërkohë, menagjeri i SC Gjilani, Drilon Sylejmani, ditë më parë kishte ritheksuar insistimin e klubit për të vazhduar me patjetërsueshmërinë e shqyrtimit të ankesës nga organet kompetente të FFK-së, dhe pretendimet se ndeshja duhet të regjistrohet me rezultat zyrtar për gjilanasit./Gazeta Enigma/
Postimi i Ismet Munishit: