Ministri i Financave dhe Transfere, Hekuran Murati, ka mbajtur një konferencë për medie në lidhje me zbatimin e masave në kuadër të Pakos së Ringjalljes.
Ai ka dhënë detaje për masat 1.1, 1.2, 1.3, që ka të bëjnë me subvencionim e punëtorëve dhe pagave.
Murati shtoi se synim kanë kthimin në vendet e punës të atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë dhe të mbështesin gratë në tregun e punës.
Madje ai the qëllim kanë që punëtorët të pajisen me kontrata të punës.
“Sot kemi operacionalizuar edhe Masën 1.1 – për rikthimin në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, përmes së cilës mbështeten me 50% maksimum 170 euro për 3 muaj pagat e të gjithë atyre që arrijnë të ri-punësohen”.
“Siç e dini masa 1.1 ka për synim rikthimin në punë të atyre që kanë humbur punën gjatë pandemisë dhe masa 1.2, për mbështetje për punëtorët dhe masa 1.3 ka të bëjë me mbështetje të grave në tregun e punës”.
Kurse kur foli për bizneset tha se ka pasur mbi 2 500 aplikime për të përfituar nga masat e Qeverisë, raporton EO.
“Deri më tani ne lasnimin e këtyre masave kemi pasur numri i aplikimeve ka arritur mbi 2 500 aplikime për të tria masat. Synimi ynë është që ta shtrijmë edhe më tutje formalizimi pra puna jonë të bëhet normë në vendin tonë si dhe punëtorët të pajisen me kontrata të punës”, u shpreh ai.