Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se u vërtetua se ish opozita është e interesuar që ta kthejë Listën Serbe në Qeveri, raporton Gazeta Enigma.
“Kur ne propozuam Albulena Haxhiun na thanë që nuk e votojmë atë. Sot kur u ndryshua kandidati sërish është situatë identike. Kjo është dëshmi që kemi të bëjmë me taktika bllokuese. Qëllimi i tyre është që ta kthejnë një qeverisje të vitit 2019 kur ka qenë edhe Lista Serbe në Qeveri”, ka thënë ai.
Murati ka thënë se partitë që deri në këtë legjislaturës ishin opozitë janë kundër secilit kandidat të VV-së por nuk deklarohen kundër nënkryetarit kandidat të Listës Serbe. / Gazeta Enigma.