Po mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku po trajtohet draft-rezoluta për mbështetjen financiare të policisë.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, gjatë fjalimit të saj e lexoi një mesazh që e kishte marrë nga një policor kufitar.
“Jam polic kufitare, dhe gjendja në policnë kufitare të vijës së gjelbër është e mjerueshme. Nuk kemi vetura të blinduara, nuk kemi ujë të pijes, nuk kemi mjete higjienike bazike. Rrezikshmëria është shumë e lartë, punën e kryejmë me vetura të thjeshta e shumë të dëmtuara”, tha Musliu, teksa lexoi mesazhin e policit.
Në seancë po mungon shumica që përbëhet nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Të pranishëm janë vetëm ata të opozitës.