Mustafa komenton deklaratën e Kosnett për Asociacionin

Mustafa komenton deklaratën e Kosnett për Asociacionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka deklaruar gjatë ditës se Kosova e ka detyrim ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë… Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, tha Kosnett për Radio Kontakt Plus.

E, deklaratat e ambasadori Kosnett i ka komentuar ish-kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se Asociacioni është detyrim që rrjedhë nga Marrëveshja e Parë e vitit 2013, e ratifikuar me Ligj me votat e 2/3 të deputetëve, atëkohë, si Marrëveshje Ndërkombëtare.

“Është detyrim që rrjedhë nga Marrëveshja e Parë e vitit 2013 e ratifikuar me Ligj me votat e mbi 2/3 të deputetëve si Marrëveshje Ndërkombëtare. Edhe Gjykata Kushtetuese me Aktgjykim, ka konstatuar se kjo Marrëveshje ( e vitit 2013) duhet të zbatohet”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, Qeveria Kurti ose duhet ta anulojë Ligjin mbi ratifikimin e Marrëveshjes së parë, ku sipas tij, parashihet themelimi i Zajednicës së Vetëvendosjes (kur ishte në opozitë) dhe tani të Asociacionit (kur është në pushtet), apo ta implementojë atë.

Related Articles