Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) është miratuar të premtën e 10 dhjetorit në Qeveri dhe është proceduar tutje në Kuvend, njofton MAShT-i.
MASHT njofton projektligji garanton pavarësi institucionale të AKA-së.
“Ky projektligj garanton pavarësinë institucionale dhe financiare të AKA-së në fushën e akreditimit dhevalidimit të institucioneve të arsimit të lartë dheprogrameve të tyre akademike”.
“Projektligj është në harmoni të plotë me standardet dhe procedurat evropiane (ESG) dhe si i tillë garantonngritjen e cilësisë në arsimin e lartë, nxitë shkëmbimete studentëve dhe stafit akademik, ndikon nëndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, transferin e teknologjisë dhe dijeve, dhe krijon parakushte përndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit.
Sipas MASHT-it me vendimin për miratim të Projektligjit AKA do të ktheht në ENQA dhe ENAR.
“Me këtë vendim shkojmë drejt finalizimit të plotësimit të të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për kthimin e AKA-së në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe regjistriminnë Regjistrin Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimine Lartë (EQAR)”.
“Me këtë ligj pamundësohet poashtu çdo ndërhyrje politike, ndërhyrje këto që në të kaluarën e kanëgoditur rëndë sistemin e arsimit në Kosovë. Pritet që i njejti të miratohet edhe në Kuvend brendaafateve të parapara”, thuhet tutje./Gazeta Enigma/