Naim Rashiti del me 10 opsione për tejkalimin e ngërçit në Kuvend

Naim Rashiti del me 10 opsione për tejkalimin e ngërçit në Kuvend

Pas dështimit të sërishëm të konstituimit të Kuvendit, Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, ka dhënë disa opsione për daljen nga ngërçi, raporton Gazeta Enigma.

Opsioni i parë sipas tij është që VV të propozojë tre kandidatë për kryetar të Kuvendit dhe njërin prej tyre ta votojnë deputetët.

Opsion të dytë, Rashiti ka paraqitur mundësinë që një grup i deputetëve të dërgojnë pyetje në Gjykatën Kushtetuese.

I treti opsion është që VV të bëjë marrëveshje politike.

Ndërsa opsioni katërt sipas Rashitit është që opozita ta ketë shansin e saj për të formuar qeverinë nëse VV nuk i ka votat.

Opsioni i pestë Rashiti thotë se është që të bëhen marrëveshje të mëdha politike për bashkëqeverisje.

“Një opsion tjetër është që VV të formojë një qeveri minore, por sipas Rashitit kjo do të jetë me mandat shumë të kufizuar kohor”, thekson ai.

“Qeveri teknike- Nese LVV, PDK dhe LDK besojne se blloqet e tyre nuk mund te formojne qeverine, ato duhet te pajtohen per nje qeveri teknike (perfshire programin dhe prioritet) me mandat deri ne shkurt te vitit 2026″, shton ai.

Vetëm nëse këto opsione nuk realizohen, Rashiti thotë se duhet të shpallen zgjedhjet.

“9. Dhe per te gjitha opcionet duhet dialog te nivelit te larte politk ne mes te lidereve. 10. Mungesa e dialogut te te thelloje krizen dhe detyroje subjektet te bejne zgjidhje te rrrezikshme per te ardhmen dhe funksionimin e institucioneve.”

Related Articles