Napoli është mposhtur 2-1 nga Spartak Moscow në ndeshjen e 5 të Grupit C.
Rusët kapën në befasi italianët me dopietën e sulmuesit Sobolev i cili realizoi në minutat 3′ dhe 28′, ndërsa goli i vetëm i Elmas në minutën e 64 nuk mjaftoi.
Kështu, Napoli tani rrezikon shumë kualifikimin sepse mund të zbresë në pozitën e tretë sonte, nëse Legia apo Leicester City e mundin njëra tjetrën.
Napolit do t’i konvenonte që të fitojë Leicester, pasi në fund përballet me anglezët dhe gjithçka është pastaj në duar të njëra tjetrës.
Napoli mban vendin e 2 me 7 pikë, deri në sfidën e nesërme mes Legias dhe Leicesterit.