Natë e rëndë për Ukrainën, edhe një qytet pushtohet – gjithçka që ndodhi gjatë orëve të fundit

Natë e rëndë për Ukrainën, edhe një qytet pushtohet – gjithçka që ndodhi gjatë orëve të fundit

Sulme nga shumë anë, e shpërthime me fokus në Kiev u dëgjuan në orët e fundit në Ukrainë, ku po vazhdon lufta e nisur nga Rusia, shkruan Gazeta
“Enigma”.

Në orët e fundit se të paktën katër shpërthime kanë ndodhur në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

Po ashtu orët e fundit, trupat ruse kanë pushtuar qytetin Kherson, në jug të Ukrainës, një javë pasi filloi lufta.

Ky qytet ka 290,000 banorë dhe vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO.

Pushtimi erdhi pas një rrethimi treditor që e la këtë qytet pa ushqim dhe ilaçe dhe duke u përpjekur për të mbledhur dhe varrosur të vdekurit.

Gjithashtu dy shpërthime të fuqishme thuhet se ishin në qendër të qytetit, duke u pasuar nga dy të tjera pranë një stacioni metroje në Kiev.

Llogaria në Twitter e OSINTtechnical, ka shpërndarë disa momente nga shpërthimi, raporton BBC.

Granatat ruse vranë 8 civilë afër qytetit Kharkiv.

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për të drejtat e njeriut tha se 227 civilë janë vrarë në pesë ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës.

Deri në 15,000 njerëz janë të strehuar në stacionet e metrosë së Kievit.

Ukraina ka nevojë për korridore humanitare të mbështetura nga organe të tilla si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vazhdën e pushtimit të Rusisë, tha të enjten një këshilltar i zyrës presidenciale të Ukrainës.

“Fshatrat dhe qytetet ku janë vendosur kolonat e trupave ruse kthehen menjëherë në vende të plaçkitjeve, grabitjeve, vrasjeve”, shkroi Mykhailo Podolyak në Twitter.

“Ne kemi nevojë për korridore humanitare – ushqim, ilaçe, ambulancë, evakuim. Ne kemi nevojë për ndihmë aktive të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë OSBE-në. Mjaft folëm”, shkroi ai.


Po ashtu Forcat e Armatosura në Suedi njoftuan se të mërkurën katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Suedisë.

Sistemi bankar SWIFT ka njoftuar se më 12 mars do të përjashtojë nga rrjeti i tij global shtatë banka ruse, në linjë me sanksionet ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje.

Mijëra shkencëtarë rusë kanë vënë emrat e tyre në një deklaratë si shenjë proteste kundër pushtimit “të padrejtë dhe të pakuptimtë” të Ukrainës.

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin, që “të ndalojë menjëherë gjakderdhjen”./Gazeta Enigma.

Related Articles