Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon të Postës së Serbisë që të hyjë në Kosovë, në pikën kufitare në Jarinjë.
Kjo u bë pas mbylljes së nëntë pikave të Postës së Serbisë në katër komunat veriore.
Kamioni kryesosht po transportonte dokumente.
Policia tha se ndalesa u bë pasi shoferi nuk kishte licencë.
“Njësiti kufitar e kanë pyetur shoferin për licencë dhe pyetje të tjera dhe i njëjti është kthyer prapa”, thuhet në njoftim.
Ditën e djeshme policia i ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë, në katër komunat veriore.
Aksioni është realizuar duke u bazuar në informacionet e ARKEP-it (Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare), se kjo postë nuk posedonte licencë të operimit.