Një 26-vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga thika.
Lidhur me këtë ngjarje është ndaluar një shtetas turk.
Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Zëdhënësja Fitore Mehmeti-Serjani ka theksuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. /Gazeta Enigma