Superliga e Kosovës luan edhe sot (e diele) me dy përballje të vlefshme për javën e 32-të.
https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1 Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë do të luhet derbi rajonal ndërmjet Llapit dhe Prishtinës.
Dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërta, kryeqytetasit kanë për qëllimin fitoren për të qenë edhe më afër titullit të elitës, ndërsa llapjanët kërkojn pikët maksimale për t’ju ikur edhe me shumë zonës së rrezikut.
Ndeshje interesante me intesitet të lartë pritet të zhvillohet edhe në Skënderaj, aty ku përballen Drenica me Ballkanin.
Kuqezinjët kërkojnë vetëm opsionin fitore, për t’i ikur zonës së rrezikut. Kurse skuadra nga Suhareka e motivuar për qëllimin e triumfit, që të qëndrojnë ende në krye të elitës.
Superliga – Java XXXII
E diele – 15:00
Llapi – Prishtina
Drenica – Ballkani