Sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suharekë, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllacë të Suharekës, kanë gjetur dhe konfiskuar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 janar dhe për të gjitha këto veprime të njësive të stacionit policor në Suharekë, është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren.
“Po ashtu, KEDS ka konstatuar se rryma ka qen kyçje Ilegale. Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, aksioni për konfiskimin e këtyre pajisjeve vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në vend pas krizës me energji elektrike, ku deri tani janë konfiskuar qindra pajisje në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës. /Gazeta Enigma/