Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit të premten në orën 09:00 pritet të mbërrijnë trupat e 45 qytetarëve që humbën jetën në një aksident automobilistik në Bullgari.
Pas mbërritjes, sipas Ministritë të Jashtme, Bujar Osmanit, kortezhi do të lëvizë në një rrugë të paracaktuar drejt dhe përmes kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Të nderuar,
Ju njoftojmë se nesër, më 3 dhjetor, në ora 09:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pritet të mbërrijnë kufomat e 45 qytetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në afërsi të Strumës, në Republikën e Bullgarisë.
Pas mbërritjes, kortezhi mortor do të ndjekë një rutë të paracaktuar për dhe nëpër kryeqytet.
Në periudhën nga ora 10:00 deri në 13:00, qytetarët do të mund të bëjnë nderimet e fundit duke vendosur lule në Sheshin “Skënderbeu”, si dhe të ndjekin kortezhin mortor që do të kalojë përgjatë bulevardit, pranë sheshit, nga ora 11:00 dhe 12:00.
Në shesh do të vendoset një video-bim nga ku qytetarët do të mund ta shikojnë të gjithë procesin e mbërritjes dhe lëvizjes së kortezhit mortor.