Policia e Kosovës ka njoftuar se nëna ka raportuar vajzën e saj 14-vjeçare,e cila ka dalur nga shtëpia, derisa i është paraqitur një person duke i thënë se vajza po bashkëjeton me këtë të fundit, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dhe rasti ka ndodhur në Podujevë.
Ndryshe, rasti është nën hetime nga njësitë relevante policore.
“Ankuesja femër kosovare raporton se vajza e sajë e moshës 14 vjeçare ka dalur nga shtëpia ndërsa përmes rrjetit social social i është paraqitur një person mashkull kosovar i cili i kishe thënë që vajza e saj është duke duke bashkëjetuar me të. Rasti nën hetime nga njësitë relavante policore”, thuhet në njoftim.