Humbja e Gjilanit ndaj Vëllaznimit në Kupën e Kosovës, ka ngjallur reagim në tifogrupin e skuadrës gjilanase, “Skifterat”, shkruan Gazeta “Enigma”.
Përmes një reagimi, Skifterat kanë thënë se humbja e fundit e klubit të tyre është e patolerueshme, pas një organizimi shembullor të klubit që po vendos standarde të reja në futbollin kosovar.
“E patolerueshme! E papranueshme! E pafalshme!
Me një organizim shembullor, me përgatitje të kryera me kohë, me një klub që po vendos standarde në futbollin kosovar, ne eliminohemi nga Kupa e Kosovës nga një skuadër e një rangu më poshtë në ligë! Dhe nga kush? Nga një ekip që nuk ka bërë as fazë përgatitore, që sjell 6 lojtarë të rinj para ndeshjes dhe me një trajner të sapoardhur para dy javësh!”, thuhet në reagim.
Ata madje e kanë quajtur dështim total humbjen e fundit të klubit, si dhe kanë thënë se “Skifterat” nuk do të rrinë indiferent ndaj kësaj.
“Mjaft më me eksperimente me klubin tonë! Gjilani nuk është fushë prove! Kjo nuk është thjesht një humbje, kjo është një dështim total!
Skifterat nuk do të rrinë në heshtje! Dashuria për këtë klub është e pakushtëzuar, por as durimi nuk është i pafund. Kjo që po ndodh nuk ka justifikim dhe këtë herë nuk do ta mbyllim njërin sy!
Koha për reagim është TANI!”, thuhet tutje në reagim.
Postimi i plotë: