Ka disa muaj që gjithandej diskutohet nëse ekziston rrreziku se në vendin tonë mund të ketë një sulm si ai i shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, shkruan Gazeta “Enigma”.
A ekziston rreziku për luftë në Kosovë?
Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me analistin politik, Gazmir Raci, i cili është shprehur se duke u bazuar në sulmin e shtatorit në Banjskë mund të presim gjithçka.
Pra, vitin e kaluar thoshim se s’ka rezik për luftë, por pastaj ndodhi sulmi në Banjskë.
“Nuk do të dëshiroja asnjëherë të mendoja për diçka të tillë, por vitin e kaluar thoshim se s’ka rrezik për luftë, por pastaj na ndodhi sulmi në Banjskë në shtator të vitit të kaluar”, tha Raci.
Tutje ai ka theksuar se “Serbia vazhdon të armatoset nga Kina dhe Rusia”.
“Në pushtet në Serbi kemi njerëz që drejtpërdrejt janë të lidhur me Rusinë. Serbia vazhdon të jetë sateliti kryesor rus në ballkanin perëndimor”, deklaroi Raci për “Enigmën”.
Mos të harrojmë se Serbia mbështeti grupin terrorist të Radojqiqit tha ai.
“Kjo Serbi e mbështeti dhe e përkrahu grupin terrorist të Radojqiqit të cilët në Banjskë e synuar Donbasin e Ukrainës në veri të Kosovës por dështuan”, ka thënë ai.
Sipas Racit, Vuçiqi vazhdon me kërcënime ndaj BE-së dhe NATO-s.
“Intervista e Vuçiqit për median e Zvicres ishte kërcënim serioz për BE-në dhe NATO-n, kurse vazhdon të ketë statusin e kandidatit në BE dhe partneritetin për paqe me NATO-n”, ka thënë Raci për Gazetën “Enigma”.
“Në këtë 75 vjetor të themelit të NATO-s që shënohet sot në SHBA duhet bërë të qartë Serbisë dhe Rusisë që në Ballkan nuk kanë mundësi të bartin një pjesë të konfliktit nga Ukraina. Aleanca e NATO-s duhet që sa më parë me ia hap derën Kosovës për anëtarësim”, deklaroi ai.
Në lidhje me këtë çështje sot është deklaruar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka deklaruar se ekziston rreziku që shteti serb ta përsësisë një sulm me përmasa edhe më të mëdha se ai i Banjskës në shtator të vitit të kaluar.
Këto komente i bëri pas takimit që pati me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, ku shtoi se nëse Serbia ende vazhdon ta mbështesë Rusinë në luftën në Ukrainë.
“Një temë e pashmangshme në këto rrethana ishte edhe siguria në Kosovë dhe rreziqet që po përballemi për shkak të pretendimeve territoriale që ka Serbia ndaj Kosovës. Ia shpreha shqetësimet po që se Serbia lihet pa ndëshkuar lidhur me agresionin e 24 shtatorit në Banjskë, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenarë. Një nga shtet që nuk e ka sanksionuar Rusinë por që vazhdon të ketë bashkëpunim me Rusinë”, u shpreh Konjufca.
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, në një debat televiziv mbrëmjen e së hënës është shprehur se nuk ka ndonjë rrezik real sa i përket një lufte në Kosovë, e që iniciator është Serbia.
“Nuk ka rrezik për luftë – Serbia ka ushtri, por Kosova e ka KFOR-in”
“Kur do të bësh luftën, e bën, por nuk ka fuqi me bë luftë, nuk jemi duke folur për Kurtin, se kohëve të fundit nuk ka pasur deklarata ku ky thotë se do të ketë luftë”, shprehet Paçarizi.
“Normalisht se bë vazhdimësi Kosova e potencon rrezikun nga Serbia, edhe zoti Konjufca së fundmi në takim me kryeparlamentaren sllovene, tha se Serbia është duke i përgatitur, dhe kjo është e vërtetë, duke i përgatitur ato grupet, por tash për tash nuk ka ndonjë rrezik real nga Serbia, sepse grupi i Radoiçiqit nuk ka më qasje në Kosovë, është në Serbi”.
“Serbia ka ushtri, por Kosova e ka ushtrinë tjetër, e ka KFOR-in”, tha tutje analisti. /Gazeta Enigma/