Nga nesër nis patrullimi i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Nga nesër nis patrullimi i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Policia e shtetit të Shqipërisë ka njoftuar se në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së fluksit të qytetarëve që udhëtojnë nga Kosova drejt Shqipërisë, nga data 1 korrik 2025 do të nisë zyrtarisht patrullimi i përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës në territorin shqiptar, raporton Gazeta Enigma.

Ky zhvillim vjen pas nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe homologu i tij nga Kosova, Kolonel Gazmend Hoxha.

“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është forcimi i sigurisë rrugore, menaxhimi më efikas i trafikut në akset kryesore që lidhin të dy vendet, si dhe parandalimi i shkeljeve dhe aksidenteve rrugore gjatë muajve të verës”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit. / Gazeta Enigma.

Related Articles