Ngritet aktakuzë ndaj 26 policëve, dyshohen për marrje ryshfeti në Vërmicë

Ngritet aktakuzë ndaj 26 policëve, dyshohen për marrje ryshfeti në Vërmicë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti, raporton Gazeta Enigma.

Bëhet e ditur se aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P., të cilët ishin me detyrë në pikën kufitare në Vërmicë.

“Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles