Gjatë ditës së sotme, një veturë e ka goditur një këmbësor në afërsi të Komunës së vjetër në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:30, në afërsi të objektit të Komunës së vjetër, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.
Gazeta “Enigma” do tu mbajë të informuar për këtë ngjarje. / Gazeta Enigma.