Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se një person është ndaluar lidhur me rastin e vdekjes së 18-vjeçares që u la pa shenja jete në emërgjencën e kësaj komune, ndërsa, një person tjetër vazhdon të mbetet në arrati.
Sipas prokurorisë, A.S dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin, D.K.
Të njejtët bëhet e ditur se kanë keqtrajtuar fizikisht të ndjerën, që si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
“Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”
“Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së të gjitha rrethanave të ngjarjes”