Noizy i dha 50 mijë euro për t’u liruar nga paraburgimi

Noizy i dha 50 mijë euro për t’u liruar nga paraburgimi

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga Gjykata e Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 milionë lekësh (50 mijë euro).

Noizy u arrestua në Shëngjin më 7 gusht, pasi akuzohet për plagosje të rëndë pas një sherri të ndodhur në një klub nate në Pejë.

Sapo ka lënë ambientet e paraburgimit, ai është futur live në Instagram, ku ka folur me ndjekësit e tij pas disa ditësh izolim.

Ai u shpreh se i falënderon të gjithë për mbështetjen dhe se ka besim të drejtësia e dy vendeve. Ndërkohë tha se ka një lajm të rëndësishëm për fansat, ku pas anulimit të koncertit në Shëngjin natën që u arrestua, tha se të mërkurën e 21 gushtit do të mbajë një koncert të madh në Tiranë, Selman Stërmasi.

Ndërkohë teksa ishte duke udhëtuar me makinë, i ka kërkuar mikut të tij që të ndalojë menjëherë makinë, ka hapur derën dhe ka përqafuar një djalë të vogël, i cili i kërkoi që të bënte foto.

“Sa kisha pa prek telefonin…. Uroj që të jeni mirë. Nuk di ku ta filloj, por di të them… kam besim të drejtësia e dy dyja vendeve”, tha ai ndër të tjera.

Related Articles