I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë sot në Kosovë.
Ai sot nuk do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Nuk ka takim të paraparë për sot”, është shprehur Kryeziu.
Me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të takohen kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqin.
KlanKosova.tv ka mësuar se këto takime do të zhvillohen në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.