Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 89 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
Prej këtyre pacientëve 48 prej tyre janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 58 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK, 66 pacientë të shtrirë, 25 prej tyre Covid-19 pozitivë. Kurse në Klinikën Infektive janë 30 pacientë dhe në atë të Pulmologjisë, 36 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme, 30 pacientë, 23 prej tyre Covid-19 pozitivë, 13 me oksigjeno-terapi.
Në Spitalin e Prizrenit janë 4 pacientë, në Spitalin e Gjakovës janë 9 pacientë, në Spitalin e Pejës janë 8 pacientë, në Spitalin e Gjilanit janë 7 pacientë dhe në Spitalin e Vushtrrisë është 1 pacient.