Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, në një konferencë të mbajtur online me gazetarë nga Ballkani Perëndimor ka folur rreth rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës e cila ndalon përdorimin e dinarit.
O’Brien tha se pas rregullores së BQK-së, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka ardhë me disa ide shumë specifike.
“Asnjë qeveri s’duhet t’i varëfrojë qytetarët e saj dhe ne e shohim se në veri të Kosovës është bërë e vështirë për disa individë që t’i blejnë gjërat që iu duhen për jetën e përditshme. Escobar ka qenë atje për ta parë nga afër. Ky vendim është zbatuar në një mënyrë që e bën të vështirë jetën e përditshme dhe kjo nuk është kompetente”.
“Vendimi duhet të implementohet në një mënyrë që i lejon njerëzit të paguajnë për gjëra që iu duhen në përditshmëri. Kjo me gjasë nënkupton që të ndërmarrësh një hap prapa. Duam që ky vendim të rishikohet dhe të implementohet në atë mënyrë që i lejon njerëzit të paguajnë për mallrat që u nevojiten në jetën e përditshme”, tha O’Brien.
Në Kosovë që nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore, e cila e ka ndaluar përdorimin e dinarit si mjet pagesë.
Pas këtij vendimi, në Bruksel janë mbajtur disa takime ku pikërisht sot është dita e fundit që Kosova e Serbia të dorëzojnë propozimet.