Osmani në adresimin vjetor: Kosova është projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane

Osmani në adresimin vjetor: Kosova është projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj në adresimin vjetor para deputetëve ka folu për angazhimin e saj si udhëheqëse e politikës së jasthmë përgjatë këtij viti, raporton Gazeta Enigma.

Tutje, Osmani para deputetëve tha se Kosova është projekti më i sukseshëm dhe poashtu më i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane.

 “Ne jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane dhe evropiane si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pas nesh.  

“Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë sepse ajo këtë vit e ka dëshmuar që është një demokraci e fortë dhe e qëndrueshme prandaj pata nderin që me krenari ta prezantoj vendin tonë si një shembull dhe një model i një demokracie të suksesshme në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti Bide”, tha Osmani

Osmani gjithashtu tha se “vendi ynë mbetet i palëkundur në orientimin euro-atlantik”.

Ajo falenderoi presidentin Biden për ndihmën gjatë pandemisë me vaksinat antiCOVID.

“Ndihma më e madhe na erdhi nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden duke na dhuruar gjysmë milioni vakisna. Duke i falenderuar qytetarët i lus ata që ta marrin edhe dozën e tretë që njihet si doza përforcuese. Sikur shumë herë gjatë historisë ne gjejmë forcë për të qëndruar së bashku për të mirën e Republikës”, tha Osmani.

Përveç kësaj, Osmani ka folur edhe për Marrveshjen e Ëashingtonit për moratorium një vjeçar.

Ajo theksoi se pranimi i një pike të tillë e ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe të drejtën për konsolidimin për subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Kosova ka miq dhe aleatë të rinj dhe të vjetër në të gjitha kontinente, që janë të palëkundur në mbështetjen që na japin në rrugëtimin tonë të drejtë të qerit anëtarë me të drejta të plota dhe të barabarta në komunitetin ndërkombëtar. E gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues”, ka thënë Osmani.

“Duke aplikuar një politike të jashtme tërësisht pasive  të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke e pranuar moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitet in tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme. Këto drita jo vetëm që janë të ndezura por po punohet pa rreshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët e tanë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Ndryshe, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ëashingtonit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ishte pajtuar për një moratorium 1 vjeçar për të mos lobuar për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, derisa Serbia ishte pajtuar të ndalonte fushatën agresive kundër Kosovës. /Gazeta Enigma/.

Related Articles