Osmani: Serbia ka pas plan për sulm më të madh ndaj Kosovës 

Osmani: Serbia ka pas plan për sulm më të madh ndaj Kosovës 

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se rreziku nga Serbia nuk ka qenë vetëm tek sulmi në Banjskë, por ekzistonte një plan shumë më i madh.

Sipas saj, ky plan u parandalua bashkë me ndërhyrjen e ShBA-ve, përmes mesazheve politike dhe paralajmërimeve se, siç tha Osmani “se çka mund t’i gjente ata”.

“E kam thënë edhe më herët, po e përsëris, rreziku nuk ka qenë vetëm te akti i agresionit që e kanë kryer në Banjskë, rreziku ka vazhdu edhe mandaj, për shkak se Serbia e ka pas një plan shumë më të madh për sulm, shumë më të madh kundër Kosovës. Atë e kemi parandalu bashkë me ShBA-të. Ka pas ndërhyrje në dy fronte, ndërhyrja e parë ka qenë mesazhi politik që e kanë dhënë ShBA-të në raport me Serbinë, dhe çështja e dytë ka qenë ShBA-të e kanë ndalë Serbinë duke iu tregu se çka mundet me i gjetë”, tha Osmani në “DPT te Fidani”, transmeton Klankosova.tv

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Related Articles