Një qytetare nga Prizreni, e ka kryer një ndërhyrje, ku pastaj është ankuar se pas operacionit në Spitalin “Otrila”, i është dëmtuar të dëgjuarit dhe shikimi në njërin sy, raporton Gazeta Enigma.
Por, pas ankesës së bashkërotit të saj, Nuridin Hoxha, se operacioni nuk shkoi ashtu siç pritej, ka ndërmjetësuar hoxha, Shefqet Krasniqi bashkë me doktor, Aziz Mustafa, për t’i dhënë para në mënyrë që rasti mos të paraqitet në gjyq.
Hoxha për Gazetën Enigma tha se rasti ka ndodhur para shtatë muajve, duke theksuar se bashkëshortja e tij nuk ka pasur asnjëherë probleme me shikim dhe dëgjim.
Tutje, Hoxha tha se me ndërmjetësimin e Krasniqit, Mustafa ia ka dhënë 10 mijë euro për të mbuluar shpenzimet, si dhe është zotuar se do ta përkrahë financiarisht për çfarëdo shpenzimi lidhur me shëndetin e saj në të ardhmen.
“Pesë mijë mi ka dhan hoxha pa prezencën e tij, pesë mijë mi kanë dhënë kur ishim bashkë për dëmet që janë bë, por me një kusht që ai do të përkujdeset për shoqen time derisa të ketë probleme. Asnjëherë s’do t’i kisha pranuar po ta dija se do të ma bënin kështu”, deklaroi Hoxha.
I pyetur se si ka ndërmjetësuar hoxha, Shefqet Krasniqi, Nuridini për Gazetën Enigma tha se përmes një shokut të tij pa e pytur fare ia ka dhuruar 5 mijë euro dhe i ka kërkuar që kjo punë të mos shkoj në gjykatë.
“Unë skam kërkuar para prej tyre, as prej hoxhës e as prej doktorit se i kam kryer vet ë gjitha obligimet. Hoxha ka kontaktuar me një shok timin dhe pa me pyetur mua fare mi ka sjellur 5 mijë euro, ndërsa 5 mijë të tjera mi ka sjellur edhe doktor Mustafa, duke u dakorduar se mjeku të mbulojë shpenzimet për ekzaminimin e syrit. Ai vetëm mi ka dhënë paret dhe nuk e ka mbajtur premtimit se do të vazhdoj me kontrolla e gjëra të tjera deri në shërim”, tha ai.
Hoxha tha se pasi që nuk e ka mbajtur premtimin doktori dhe nuk ka vazhduar me kontrolla dhe ekzaminime, do ta paditë në Gjykatë dhe këtë problemtikë do ta zgjidhë përmes drejtësisë.
Kompensimin prej 10 mijë eurosh Mustafa ua dha në mënyrë që të mos paraqitet rasti në gjykatë. Këtë e ka pranuar edhe vet mjeku në një deklaratë për Gazetën Enigma.
“Pasi Nuridin Hoxha ka kërcenuar padi për rastin, me ndërmjetësimin e Efendi Shefqet Krasniqit, imam, fytyrë publike, pacientes dhe bashkëshortit iu është kërkuar të tregojë se çfarë shume financiare është e mjaftueshme për të mbyllur rastin për të mos shkuar gjyqeve.
“Ata janë deklaruar se shuma e kërkuar është 10.000 euro (dhjetëmijë euro) të cilat i kanë pranuar 5.000 euro me datë 12.12.2020 nga Efendi Shefqeti, në prani edhe të deshmitarit E***, kurse më datë 19.12.2020 Dr. Aziz Mustafa i ka dorëzuar edhe 5000 euro Nuridin Hoxhës, në prani të Hoxhë Shefqetit dhe janë marrë vesh që Dr. Azizi të kujdeset për veshin e opruar deri sa të ketë nevojë, pa kurrfarë kompenzimi, si shenjë e vullnetit të mirë”
“Nuridin Hoxha dhe Dr. Aziz Mustafa janë përshëndetur dhe janë përqafuar si shenjë e faljes dhe mirëkuptimit. Pas kësaj, Nuridin Hoxha i ka tërhequr postimet negative në Facebook”, ka deklaruar Mustafa.
Mustafa thotë se përkundër kësaj marrëveshje me Nuridinin, ky i fundit ka postuar shkrime negative duke dëmtuar reputacionin e tij, derisa e ka paditur në gjykatë të Prizrenit.
“Poashtu, pasi Nuridin Hoxha ka vazhduar akuzat ndaj doktorit dhe spitalit, pa pasur gjyq as mendim te ekspertizes gjyqesore mjekesore te pavarur, Dr. Azizi ka ngritur dy akuza ndaj Nuridin Hoxhes, njeren civile per shantazh, shpifje dhe prishje te imazhit, tjetren penale per kercnim, sepse ka permendur kanunin dhe ka postuar foto ne Facebook duke ushtruar gjuatje me revole”, kanë deklaruar në përgjigje.
Ndërsa, Mustafa për “Gazetën Enigma” tha se të gjithë ata që shpifin në lidhje me këtë rast do t’i padisë në gjykatë.
/Gazeta Enigma/.