Sot në Tiranë është duke u mbajtur Samiti i drejtuesve të Ballkanit Perëndimor, ku pjesëmarrës në këtë takim është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në hapje të Samitit theksoi se pjesëmarrja e udhëheqësve është një shenjë e qartë e vullnetit për të marrë autorësi të zbatimit të panit të Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe të tregut të përbashkët rajonal.
“Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të 6-të të Ballkanit Perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të panit të BE-së ekonomik për Ballkanin dhe të tregut të përbashkët rajonal. I jam mirënjohës komisionarit të BE-së që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh si një instrument kyç që do ta në ndihmojë të rimëkëmbemi në një epokë post-pandemike dhe të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër dhe digjital të ekonomive tona”, tha Rama.
Në Samit është duke merr pjesë edhe komisionari Olivér Várhelyi; presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq; kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq; kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija; kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev; sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu; drejtori i sekretariatit të CEFTA-së, Emir Djikiq; dhe zëvendësdrejtori i sekretariatit të përhershëm të Organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, Ljuba Siljanoska.