Pas anulimit të konferencës flasin nga Gjykata Speciale

Pas anulimit të konferencës flasin nga Gjykata Speciale

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar konferencën që pritej të mbahej në Prishtinë sot, raporton Gazeta Enigma.

Ky vendim erdhi pasi veteranët e UÇK-së në një aksion të martën e kanë bllokuar hyrjen e hotelit ku po qëndron kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

“Për shkaqe të sigurisë publike dhe në përputhje me këshillën e Policisë së Kosovës konferenca është anuluar. Do t’ju ofrojmë më shumë informacione ndërkohë”, thuhet në njoftimin e Speciales. / Gazeta Enigma.

Related Articles