Të paktën 35 persona kanë vdekur dhe 134 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore ruse në një bazë ushtarake të Ukrainës afër kufirit me Poloninë, ka thënë guvernatori rajonal i Lvivit, Maksym Kozytskiy.
Sipas tij Rusia ka hedhur 30 raketa në bazën ushtarake në Javoriv.
Ky nuk është sulmi i vetëm i ndodhur të dielën.
Një tren për pasagjerë, i cili ka qenë në rrugë për të evakuuar refugjatët nga lindja e Ukrainës, është sulmuar nga forcat ruse, duke vrarë një punëtor në të, ka thënë kompania kombëtare hekurudhore e Ukrainës.
Një punëtor është vrarë dhe të tjerë janë dërguar në spital me plagë, pas sulmit ndaj trenit në rajonin Donjeck, ka thënë kompania. / Gazeta Enigma.