Partia Demokratike e Kosovës do ta nisë zyrtarisht fushatën zgjedhore nga Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër dhe njëherësh kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një njoftimi publik.
Ai tha se hapja e fushatës do të mbahet të enjten nga ora 20:00.
“Nga Ferizaj nisim rrugëtimin për ta ndryshuar Kosovën. Jemi bashkë, me energji, besim dhe dashuri për atdheun tonë. Dhe jemi të vendosur që t’i themi STOP krizës dhe, bashkë me secilin prej jush, ta ndryshojmë Kosovën”, ka deklaruar Hamza.
Njoftimi i plotë:
