Zgjedhjet lokale priten të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Nga subjektet politike ende nuk është bërë zyrtarizimi i të gjithë kandidatëve për një mandat të ri, për të parët e komunave.
Burimet e Gazetës “Enigma” kanë mësuar se PDK-ja në Gjilan tashmë e ka emrin e kandidatës me të cilën do të garoj për ta fituar Gjilanin në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.
PDK-ja në Gjilan e kanë konfrimuar për Gazetën “Enigma”, se Leonora Morina Bunjaku, pritet të jetë kandidatja e kësaj partije, e cila do të futet në garë për të paren e Gjilanit, për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në muajin tetorë të këtij viti.
Ndryshe, Morina- Bunjaku ka qenë në pozitën e Zëvendësministrës në MKRS, në mandatin e kaluar qeverisës nga radhët e PDK-së. /Gazeta Enigma/