Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka nisur ditën me një video informuese mbi iniciativën për rikthimin e tokave që janë nën menaxhimin e dikasterit të tij.
Ai njoftoi se rreth 31 hektarë tokë janë tjetërsuar në dy zona kadastrale të Pejës dhe Prishtinës, shkruan Gazeta Enigma.
Në Komunën e Prishtinës, sipërfaqja e përgjithshme e tjetërsuar arrin në 12 hektarë e 4 ari.
“Falë përpjekjeve tona të vazhdueshme për denoncimin e keqpërdorimeve dhe thirrjeve drejtuar institucioneve, si në Ulpianë, Qyshk, Stankaj dhe Fushë Kosovë, edhe Zyra Kombëtare e Auditimit e ka ngritur këtë çështje në nivel institucional.
Si rezultat i angazhimit tonë:
10 ha janë rikthyer në Qyshk të Pejës,
1.34 ha në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë,
22 aktakuza janë ngritur për ndërtime në pronat e Ministrisë në Stankaj.
Ne nuk do të ndalemi së shpalosuri e denoncuari edhe më tutje këto abuzime me pronat publike” ka thënë Peci në adresim”, ka shkruar Peci./GazetaEnigma/