Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se njohja e Kosovës nga Greqia varet nga SHBA-ja. Peci ka thënë se Greqia ka bërë ndryshim të qasjes karshi Kosovës për shkak të interesave të saja.
Ai ka treguar se Greqia ka filluar të negociojë qysh në kohën e administratës Trump kah fundi i vitit 2019, Traktatin për Mbrojtje të Ndërsjellë me SHBA-në.
“Mendoj se Greqia ka bërë ndryshim për shkak të interesave të saja. Greqia ka filluar të negociojë qysh në kohën e administratës Trump, kah fundi i vitit 2019, Traktatin për Mbrojtje të Ndërsjellë me SHBA-në. Ky traktat po bëhet përkundër fatit që Greqia është anëtare e NATO-s, për t’i dhënë Greqisë mbrojtje ekstra në raport me problemet e saja që i ka me Turqinë. Qysh në atë kohë është përfolur në qarqe të ndryshme që SHBA-të do ta përdorin këtë mundësi që të ndryshojnë qëndrimin e Greqisë dhe Greqia ta njoh Kosovën në momentin e duhur. Marrëveshja nuk është nënshkruar ende. E shoh lëvizjen e Greqisë në drejtim të njohjes së Kosovës”, ka thënë Peci.
Ai poashtu vazhdoj se qëndrimi i Spanjës ndaj pavarësisë së Kosovës ka shenja se ka nisur të zbutet dhe se ky vend do ta njohë pavarësinë e Kosovës në fund të procesit të dialogut Kosovë – Serbi.
Peci në një intervistë tha se në Madrid ka gjithnjë e më shumë zëra se çështja në raport me Kosovën duhet të zgjidhet.
“Mendoj se zbutja e qëndrimit të Spanjës do të ndodhë gjatë këtij procesi të dialogut dhe me përfundimin e tij, nëse qeveria e Sanchezit nëse do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, do ta bëjë njohjen e Kosovës, pasi ka shumë zëra në Madrid, se janë të lodhur duke u parë si ‘dele le zeze’ në Bruksel për shkak të kundërshtimeve ndaj Kosovës. Kanë ardhur në një fazë kur edhe këtë problem duan ta zgjidhin”, ka thënë Peci./KOHA/