Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 32 raste të vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sipas MSH-së, janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.
Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 26.524./Gazeta Enigma.