Sapo ka përfunduar “Marshi për Drejtësi”, që u organizua për t’i dalë në mbështetje ish-krerëve të UÇK-së, të cilët gjendet në Hagë.
Në këtë marsh të organizuar prej platformës “Liria ka emër”, morën pjesë mijëra qytetarë prej vendeve të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndërkohë, dy organizatorët Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, u shprehën falënderues ndaj të gjithë qytetarëve që u janë përgjigjur thirrjes për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.