Përleshje në Prishtinë, dy të lënduar dhe katër persona të shoqëruar në Polici

Përleshje në Prishtinë, dy të lënduar dhe katër persona të shoqëruar në Polici

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshje në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, raporton Enigma.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë ku janë lënduar dy persona. Lidhur me këtë rast janë deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit). Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.”, ka konfirmuar Ahmeti.

Nga rasti janë publikuar edhe pamjet:

Related Articles