Republika Çeke është duke u përballur me përmbytje.
Fotografi e video të këtyre përmbytjeve janë shpërndarë gjithandej duke treguar seriozitetin e situatës.
Lidhur me këtë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova është gatshme ta ndihmojë Çekinë.
Ai i ka dërguar letër homologes çeke, Jana Cernochova.
Maqedonci deklaroi se ndihma do të ofrohet përmes kapaciteteve të kërkim-shpëtimit. “Në këto momente të vështira kur Republika Çeke po përballet me përmbytje, në letrën drejtuar homologes sime, Ministres së Mbrojtjes së Republikës Çeke, Jana Černochová, i shpreha gatishmërinë për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve çeke përmes kapaciteteve të kërkim shpëtimit apo formave tjera të mbështetjes humanitare”, tha Maqedonci. /Gazeta Enigma
Postimi i plotë i tij: